POLICIA trysnon tifozët e Tiranës para ndeshjes me Partizanin

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit pritet të filloj në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Siç edhe kishin paralajmëruar policia është duke bërë kontrolle të imtësishme për tifozët që futen në stadium duke krijuar momente tensione nga ultrasit e Tiranës. Fansat bardheblu janë përplasur me forcat e shumta të policisë para ambienteve të stadiumit Air Albania.

Së fundmi raportohen se tifozët pa kartë identiteti nuk do të pranohen në stadium edhe pse këta të fundit kanë paguar për të parë nga afër emocionet e debit mes Tiranës dhe Partizanit.