FOTO e frikshme: Babai shqiptar që vrau vajzën në Australi nuk njihet më

Kanë kaluar vetëm 7 muaj nga 22 korriku i vitit 2019 kur 49 vjeçari shqiptar Petrit Lekaj do të vriste me thikë të bijën e tij Sabrina vetëm 20 vjeç dhe më pas do të tentonte të vetëvritej. Petrit Lekaj doli para gjykatës Supreme të Australisë së Jugut. Transformimi i tij është i dukshëm aq sa është gati e pamundur për ta njohur.

49-vjeçari mbetet në paraburgim dhe do të dënohet me burgim të përjetshëm. Por ai do të mësojë të martën e ardhshme kur do të ketë të drejtën e lirimit me kusht.Në intervistën policore të publikuar nga gjykatësi, Petrit Lekaj përshkruan goditjen me thikë dhe mbytjen e vajzës së tij Sabrina ndërsa zbulon edhe keqardhjen e tij të thellë.Rrëfimi është regjistruar në një institucion të shëndetit të shëndetit mendor, ku ai u mbajt disa muaj pas vrasjes së së bijës.