Vrau ish-gruan dhe vëllain e saj| Gjendet i vdekur Fatmir Kolecaj

Vret veten në banesën e tij Fatmir Koleciaj. 47-vjeçari ekzekutoi ish-gruan Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nëna e tre fëmijëve dhe vëllanë e saj Vledison Filopati 34 vjeç mbrëmjen e së martës, pasi u bëri pritë në hyrje të banesës.

Kujtojmë se ai kishte tentuar vetëvrasjen edhe në 2017 në kohën kur ishte i burgosur në Shënkoll të Lezhës, pasi u dënua për dhunë në familje dhe armëmbajtje.