Rikthehen reshjet e shiut, borë e breshër në Tiranë

Reshjet e shiut do të kthehen në vend gjatë ditës së sotme. Gjithashtu disa reshje të pakta shiu do të regjistrohen në zonat malore në orët e paradites.

Ndërsa në mbrëmje kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht.

Sipas MeteoAlb, temperaturat do të pësojnë ulje gjatë orëve të mëngjesit dhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 14°C.

Era do fryjë e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi perëndimor -veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 5 ballë.