Lëvizte me kapele policie, armë dhe vula, pranga durrsakut

Kapet në flagrancë një i ri në Durrës pasi iu gjet një armë pa leje.

Shtetasi G.M., 26 vjeç, banues në qytetin bregdetar u prangos pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij.

Atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “TT”, disa fishekë, si dhe 2 kapele me mbishkrimin policia.

I riu do të gjykohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikm të dokumenteve”.