Sandër Lleshaj kërkon pasurinë e Xhafajt, përplasje e madhe brenda PS-së

Lista e pasurive që po heton policia ka përfshirë brenda saj edhe Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ndërsa pritet që të dalin emra të rinj të cilëve policia do u kërkojë justifikimin e pasurisë së bërë, gazetari Elton Qyno ka siguruar disa prej emrave që do të u dërgohet letra. Siç thamë mes tyre është edhe Geron Xhafaj, vëllezërit Habilaj e personazhe të tjerë të njohur në Vlorë.

Por emri që ka sjellë një përplasje të madhe brenda mazhorancës është pikërisht Geron Agron Xhafaj. Burime kanë bërë të ditur se po tentohet që emri i Xhafajt, i cili po vuan dënimin në Itali për trafik droge, të hiqet nga lista e OFL-së dhe për këtë arsye po luhen të gjithë gurët.

Gazetari Qyno shkruan në një shënim të tij të publikuar në Facebook se, kjo listë e përpiluar për Vlorën do të shpërndahet duke nisur nga dita e enjte, ndërsa pritet të shikohet nëse emri i Geron Agron Xhafajt do të kalojë në ‘sitën’ e OFL-së apo ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do ja dalë ta heqë dhe ta shmangë hetimin e pasurisë së tij dhe të vëllait.

Shkrimi i plotë i gazetarit Elton Qyno:

Lista nr.2 e OFL-së për Vlorën,nga Habilaj tek Murataj e Xhafaj Dilo Nazeraj e Llanaj që do kalojnë në lupën e OFL

Të enjten dhe te premten OFL zbret në Vlorë. Emrat që janë objekt i verifikimit pasuror dhe që pritet ti shkojë ‘pusulla’ në ditët në vijim.

Operacioni ‘Forca e Ligjit’, pritet që këtë javë të shtrihet në qytetin e Vlorës, ku disa emra të tjerë do jenë subjekti i vlerësimit të pasurisë nga oficerët e OFL-së. Deri në këtë fazë plot 16 emra janë vlerësuar nga ana dokumentare dhe dërguar për verifikim pasuror në OFL-ja. Ndërsa pritet që ditën e enjte ose të premte, OFL-ja të publikojë zyrtarisht emra të tjerë në Vlorë, ku do i kërkohet të plotësojnë formularët për të justifikuar pasurinë e tyre.

Një pjesë të listës së policisë kriminale në Vlorë eshte publikuar, e cila tashmë po bashkëpunon me oficerët e OFL-së për të identifikuar personat e dënuar dhe që janë subjekt i aktit-normativ nr. 1 të nxjerë nga kryeministri i vendit Edi Rama, për hetimin pasuror të individëve me të shkuar kriminale. Në listën e Vlorës që publikova ishin dhe dy femra, Albertina Konomi dhe Desilvja Menaj.

Sot vijoj me publikimin e listës së dytë të individëve nga qyteti i Vlorës, të cilët janë objekti i OFL, për ti kryer verifikimin administrativ të pasurisë nga policia dhe më pas vlerësimit përfundimtar nga SPAK-u. Mësohet se mes këtyre emrave janë vëllezërit Habilaj në Vlorë. Moisi, Artan dhe Florian Habilaj janë në listën e OFL-së me qëllim skanimin e pasurisë së tyre. Në fakt ndaj këtyre emrave në vitin 2018 është marrë një vendim sekuestroje nga prokuroria e Krimeve, por me sa duket OFL-ja ka vlerësuar se këta persona ti përgjigjen formularëve të OFL-së.

Një tjetër emër është dhe Gazmend Shabani, i arrestuar në vitin 2017 dhe dënuar nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Shabani është kapur disa vite më parë në qytezën e Barletta në Itali, me një sasi prej 1970 kg lëndë narkotike të llojit marjuanë. Kjo sasi droge është trafikuar nga Shqipëria në Itali, dhe pjesë e këtij grupi kriminal ka qenë dhe Gazmend Shabani. Mes emrave të tjerë janë dhe Nezar Seiti, i cili është dënuar në Itali, si pjesë e dosjes Habilaj.

Në listën e personave që janë subjekt i verifikimit të pasurisë mësohet të jetë Ardi Xhaferi, kushëri i biznesmenit Helidon Xhaferi, i dënuar për trafik droge në Vlorë me 4 vjet e 8 muaj burgim. Një tjetër emër që është në listën e Vlorës, për të cilët ka nisur disa herë hetim pasuror janë dhe vëllezërit Gramoz dhe Besnik Murataj.

Të dy janë të dënuar në Itali për trafik droge dhe në Shqipëri gëzojnë biznese, duke qarkulluar mijëra euro. Dy ditë më parë Gramoz Murataj u arrestua për akuzën e ‘Organizimit të Lotarive sportive’. Pjesë e listës është dhe emri i Geron allias Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj i dënuar në Itali për trafik droge. Një tjetër emër në listën e policisë së Vlorës është dhe ai i Aleksandër Llanaj,i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e masakrës së ‘Çoles’ në Vlorë. Gjithashtu në listën emërore të Operacionit ‘Forca e Ligjit’, janë dhe emra të tjerë si Fadil Papa, Julian Toro, Orges Seferaj.

Një tjetër emër është Nuredin Nazëraj ose siç njihet ndryshe në Vlorë si ‘Dilo Hashashi’, i dënuar për trafik droge nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Mes emrave janë Eduart Xhezo dhe Shpati Lena të marrë të pandehur nga prokuroria e Vlorës për ngjarjen e vrasjes së Arben Beqirajt ose siç njihet ndryshe në Vlorë si ‘Beni i Çeçesë’.

Gjithashtu në listë është dhe Lorenc Sadiku, ku këtij të fundit i është sekuestruar një automjet i blinduar. Mjete të blinduara i janë sekuestruar dhe Eduart Xhezo dhe Shpati Lena. Mes emrave të tjerë është Flodian Serjani i arrestuar për trafik droge me italinë, Fatmir Halla i dënuar për vrasje në Itali.

Taulant Haxhiraj dhe Shkëlqim Koçiaj, janë pjesë e listës së Vlorës që tashmë kanë filluar verifikimet mbi pasurinë e tyre. Një tjetër emër është dhe ai i Luan Beshaj, i dënuar në Itali për trafik droge. Po kështu mes listës së policisë së Vlorës dhe që për momentin është në vlerësim rezulton të jetë dhe biznesmeni i arrestuar në Vlorë për llogari të drejtësisë Italiane ku është dënuar.

Merkaj zotëron disa pasuri në Vlorë mes të cilave dhe një anije peshkimi. Një pjesë e këtyre pasurive mësohet të jenë sekuestruar me vendim të prokurorisë së Vlorës qysh prej muajit qershor 2019. Gjithashtu në listën e OFL-së është dhe Marjon Mitro i dënuar me 8 vite burgim në grupin e tritolit në Vlorë. Ndërkohë emra të tjerë janë në analizim e sipër nga policia e Vlorës me qëllim skanimin e pasurisë së tyre.