Pse nuk pi ujë propaganda e Lali Euros, me “kantieret” në mes të Tiranës

Bashkia e Tiranës kanë dispozicion 20 miliardë lekë, ose rreth 165 milionë euro për vitin 2020.

Në 4 vitet e fundit Erion Veliaj ka pasur në dorë 660 milion euro për të ndryshuar kryeqytetin. Në thelb asgjë nuk ka ndryshuar dhe ska si të ndryshojë kur tenderfituesi më i madh është FUSHA Sh.p.k, kompania që paguan për hotelet e zyrtarëve të Lali Euros.

Vetëm makineria e propagandës së Lalit funksionon. Ju shikoni çdo ditë në qendër të Tiranës punëtorë bashkiakë që bëjnë sikur punojnë, për të thënë punojmë çdo ditë. Ka 1 muaj që janë duke u bërë “punimet”, në pedonale, pra në rrugicën e Teatrit Kombëtar që Lali do të shembë për llogari të FUSHA shpk. Kjo foto që shikoni është e përditshme sepse është propaganda  e punës, çdo ditë heqim e vëmë një pllakë në pedonale, që populli që kalon të na shikojë që punojmë. Madje edhe drejtorët e Lalit qëndrojnë në kafe për të parë popullin që sheh punimet. Tek galeria shikon vajza e djem nga rrethet që janë veshur
Me  tirqe. Dhe kjo është punë, sipas tyre. Kalojnë turistë dhe shikojnë ekzotizëm në kryeqytet.

Në bulevard punëtorë bashkiakë krasisin pishat. E bënë edhe vjet këtë punë, që zgjat me ditë, që të shikojë populli që po punon Lali.

E vërteta është që populli nuk e rruan fare për propagandën siç u pa në zgjedhjet e fundit, ku pas katër vjetësh dhe 660 milion euro, mori veç 100 mijë vota, e votuan 1 në 8. Edhe Vangjush Dako të kandidonte në Tiranë do merrte më shumë. Ata e dinë që janë klientë të Oligarkëve që kanë marrë pushtetin dhe duan tju shesin sapunin për djathë. Ata nuk e blejnë se skanë lekë më.