Emri| Arrestohet kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

Në qytetin e Lezhës është arrestuar kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, shtetasi Pashk Palokaj.

Arrestimi i biznesmenit me urdhër të Prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen “Bësëlidhja” të Lezhës.

Ai akuzohet për ndërtim pa leje, mos zbatimi i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm.

Në përditësim…