Serbia blen sistemin rus të mbrojtjes ajrore “Pancir S1”, Do edhe Minishengenin

Gjatë fundjavës, Serbia ka pranuar një dërgesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse “Pancir S1”, me gjithë paralajmërimet për sanksione të mundshme nga ana e SHBA-së kundër shtetit të Ballkanit, i cili synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e bëri njoftimin më 23 shkurt një ditë pasi ministria e Mbrojtjes konfirmoi marrjen e dy prej gjashtë sistemeve kundër- ajrore.“Serbia forcoi aftësitë e saj mbrojtëse dhe parandaluese”, tha ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate.

Presidenti Vuçiq ka thënë se sistemet u blenë pas sugjerimeve nga presidenti rus, Vladimir Putin.“Bleni Pancirin, sepse më së miri e ka treguar efikasitetin në Siri”, e ka cituar Putinin, presidenti Vuçiq.Pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, por jo anëtarësimin në NATO, Beogradi ka mbajtur marrëdhënie të afërta politike dhe ekonomike me Moskën.Dorëzimi i sistemeve Pancir bëhet më pak se një javë pasi ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, vizitoi Beogradin, duke vlerësuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.