Njeriu i ditës: KOSTANDIN KRISTOFORIDHI, në 125 – vjetorin e vdekjes

125 – vjetori i vdekjes së KOSTANDIN NELKO KRISTOFORIDHIT [24 shkurt 1895 – 2020], i cilësuar “Babai i gjuhës shqipe”, Personalitet madhështor në historinë e Kombit.

PSALMI 1 (Toskërisht, 1868)

1 Lum ay njieri që nuk’ eci ndë këshillë të pa-besëve, edhe nukë qëndroi nd’udhë të fajtorëve, edhe nuk ndenjti ndë fron të përqeshësve.

2 Po dashurim’ i ati është ndë nomt të Zotit; edhe shkon ndër mënt nomn’ e ati dit’ e natë.

3 Edhe do të jetë posi druri që është mbiellë përanë vivet ujëravet, që ep pemën’ e ti ndë kohë të ti, edhe gjetheja e ati nukë fyshketë; edhe gjithë sa të bënjë, do të venë mbarë.

4 Të pa-besëtë nukë (do të jenë) kështu, po (do të jenë) posi kashta, që e heth tej era prej faqesë dheut.

5 Përandaj nukë do të qëndronjënë të pa-besë ndë gjyq, as fajtorë ndë këshillë të drejtëve.

6 Sepse Zoti ngjeh udhën’ e të drejtëvet, po udh’ e të pa-besëvet do të vdiretë.

————–

PSALMI 1 (Gegërisht, 1872)

1 Lum ai njeri qi nuk’ eci ndë këshillë të pa-besëvet, edhe s’qindroi nd’udhë të fajtorëvet, edhe s’ndenji ndë shkamp të përqeshësëvet.

2 Por dashunimi i ati ashtë ndë ligjët të Zotit; edhe shkon ndër mend ligjën e ati dit’ e natë.

3 Edhe ka me qenunë porsi druni qi ashtë mbiellë përanë viavet ujënavet, qi ep pemën e vet ndë kohë të vet, edhe gjethi s’i vyshketë; edhe gjithë sa të bajë, kanë me votunë mbarë.

4 Të pa-besëtë nukë kanë me qenunë kështu, por kanë me qenunë porsi kashta, qi e heth tej era.

5 Përandai të pa-besëtë s’kanë me qindruem ndë gjyq, as fajtorëtë ndë përmbëledhëje të dreitëvet.

6 Sepse Zoti ngjef udhën’ e të dreitëvet, por udh’ e të pa-besëvet ka me u bierrë.