A do të realizohet profecia e Zhak Atali?

Nga Ledian Droboniku

Në një intervistë dhënë revistës “L’Express” më 3 maj 2009,
Jacques Attali, (figurë e rëndësishme franceze dhe një ndër arkitektët e BE) “parashikonte” se:
<>

*****

Në këtë asimetri informative, e vetmja gjë që ne mund të bëjmë, mbetet reflektimi mbi ato pak deklarata që oligarkia lëshon jashtë “rrëfimit zyrtar”.
Dyshimi kartezian, themeli i qytetërimit perëndimor për të mos pranuar asnjë dogmë por mbajtur hapur mendjen për çdo reflektim e ide alternative.

Çdemokratizimi e privatizimi (binarët e neoliberizmit) i politikës, ekonomisë, medias, jo vetëm që ka zhveshur popujt nga sovraniteti, por ka bërë që këto të punojnë pro Oligarkisë e kundër Popujve.
Nuk është më populli që kontrollon Shtetin, Politikën, Ekonominë, Financën, Median. Por krejt e kundërta.
Janë elitat që kontrollojnë turrmat.
Sepse nuk besojnë më në popull, prandaj dhe i trajtojnë si turrma, si plebe. Individi posthuman, egoist, oportunist, pa rrënjë, pa identitet, pa komunitet, pa fe e atdhe.
Si specie inferiore. Si të tilla pa dinjitet. Objekt i eksperimenteve sociale, psikologjike e mediatike.

Ja pse informacioni që i jepet publikut jo vetëm që është i mangët por ai nuk jepet për #informim por pilotim të masave. Që ato të kërkojnë vetë atë që për to ishte paravendosur. Kështu ato mendojnë se vepruan “lirisht”. Kështu jo vetëm nuk ka rezistencë por bashkëpunim në skllavërim.

Ja pse do dëgjoni kudo (pavarsisht se ndryshoni kanalin) të njëjtat probleme e teza. Jo vetëm që nuk lejohen teza alternative e dyshime, por ata që tentojnë të dalin jashtë “rrëfimit zyrtar” etiketohen si: alarmistë, komplotistë, fashistë, komunistë etj si këto.
Etiketimi ka si qëllim denigrimin që në fillim të tjetrit, për të evituar debatin mbi teza alternative.
Kjo është një ndër shenjat dalluese të çdo lloj diktature e totalitarizmi.

Edhe ato modifikohen, e jo vetëm viruset…