481 emigrantë shqiptarë janë në zonat e prekura nga Koronavirusi. Nuk mund të dalin nga qytetet


Nga Alba Kepi

Janë të paktën 481 emigrantë shqiptarë të izoluar brenda kufijve të territorit të përhapjes së koronavirus në Itali.

Në draftligjin e miratuar gjatë natës së shkuar në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë Conte aktivizohen masa speciale që ndalojnë hyrjen daljen e personave në 11 komunat ku gjënden dhe foletë e përhapjes së virusit në Itali.

Duke iu referuar të dhënave të fundit të shtrirjes demografike të banorëve të këtyre zonave RTV Ora ka llogaritur se në territorin e këtyre komunave jetojnë të paktën 481 emigrantë shqiptarë.

Një nga foletë e përhapjes së koronavirus në rajonin e Venentos është komuna Vo Euganeo ku për momentin janë verifikuar 12 persona të infektuar e ku jetojnë 16 shqiptarë.

Bilanci i fundit i të infektuarve në Itali, i cili përditësohet çdo çast është mbi 115 persona,

90 në rajonin e Lombadisë e 25 në Veneto , dy prej të cilëve në Venezia.

RTV Ora ka zbardhur sesa emigrantë shqiptarë jetojnë në secilën prej 11 komunave të izoluara

-Në Codogno jetojnë 167 shqiptarë që përbëjën 8,3% të popullsisë së huaj në këtë komunë.

-Në Casalepusterlengo jetojnë 198 shqiptarë e që përbëjnë 8.1 % të popullsisë së huaj në këtë territor.

-Në komunën Castglione D’Adda jetojnë 27 shqiptarë e që përbëjnë 7.9% të popullsisë së huaj banorë në këtë komunë.

-Në Fombio jetojnë 9 shqiptarë e që përbëjnë 6.!% të popullisës së huaj në këtë qytezë.

-Në Maelo jetojnë 13 shqiptarë e që përbëjnë 4.8% të popullsisë së huaj që banojnë në këtë qytezë.

-Në Somaglia jetojnë 33 shqiptarë e që përbëjnë 6.5% të popullsisë së huaj në këtë komunë.

-Në Bertonico jetojnë 17 shqiptarë e që përbëjnë 10.9% të popullsisë së huaj banorë në këtë qytezë.

-Në komunën Terranova dei Passerini nuk jeton asnjë emigrant shqiptar.

-Në Castelgerundo jeton vetëm 1 emigrant shqiptarë e që përbën 0.7% të popullsisë së huaj që jeton në këtë territor.

-Në komunën San Fiorano nuk jeton asnjë emigrant shqiptarë.

-Në komunën Vo Euganeo jetojnë 16 shqiptarë e që përbëjnë 10.6% të popullisë së huaj në këtë komunë.