Këshilla gjermane shtjellon kurthin për unitetin e Opozitës

Prej ditësh kreu i Shtetit Ilir Meta po zbardh me dokumente përpjekjet tinëzare të Edi Ramës dhe maxhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Falsifikime, shkelje ligji, intigrat e Ramës, Ruçit, Dvoranit, Gjonajt kanë dalë në shesh.

Këto denoncime, në fakt, ishin bërë edhe më parë nga Partia Demokratike e opozita në tërësi. Elementi i ri është kërkesa e presidentit Meta ndaj popullit të dalë në shesh në 2 mars për të mbrojtur Kushtetutën.

Përmes një takimi, Meta e ka informuar kreun e opozitës Basha për hapat që do të ndërmarrë për të shpartalluar “puçin”.

Meta po kërkon kthim në normalitet dhe për këtë duhet mbështetur.

Solemniteti dhe Dinjiteti i institucioneve është pertokë. Nuk është thjesht kapja e Gjykatave, por më e vajtueshmja është nëpërkëmbja e tyre për të mos dhënë më drejtësi.

Në aspektin politik, E vetmja pikë e lartë prej nga Edi Rama mund të marrë goditje serioze është presidenca.

Meta president është produkti i votës së Edi Ramës dhe kjo s’duhet harruar kurrë. As harrohet vota për 6 ligjet e reformës në drejtësi që prodhuan këtë derexhe. As votat për reformën administrative, as votën për arsimin e Lartë, etj.

Në aspektin opozitës thirrja e presidentit për një marshim/tubim ose diçka tjetër në 2 mars mund të merret edhe si “kurth i pavetëdijshëm” për unitetin e opozitës.

Një pjesëmarrje e opozitës në shesh në 2 mars do të thoshte një shtyrje e Reformës Zgjedhore dhe lamtumirë zgjedhje të parakohshme, pasi smumd të jetë edhe në shesh edhe në tavolinë. Dhe kjo do të humbte seriozitetin e kërkesës së 1 prej 9 kushteve të Bundestagut dhe DASH që reforma të mbyllet në 15 mars, para çeljes së negociatave me BE.

Mospjesëmarrja në marshimin e presidentit për të mbrojtur Kushtetutën dhe Republikën do të krijonte pakënaqësi në kampin e opozitës, ku disa parti kanë janë me konflikt interesi dhe do të jepej ideja se Opozita nuk e mbron Kushtetutën.

Sido që të jetë, gjithçka do të qartësohet nga këshilla e këshilltarit të Merkel për politikë të Jashtme që do të takojë palët të martën në Tiranë. Deri atëherë ska gjë të re në front.