Sajmir Tahiri rrezikon të ridënohet për trafik kanabis, si grup i strukturuar

Hidhet shorti për caktimin e kolegjit penal të gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjen “Tahiri”.

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se shorti ka përcaktuar kolegjin penal. Ky kolegj do të jetë i përbërë nga gjyqtarët: Albana Boksi Kryesuese; Nertina Kosova Anëtare; Nure Dreni Anëtare; Tahiri u dënua me 5 vjet burgim për shpërdorim detyre, por nuk u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës.

Ai u dënua me 5 vjet burgim, por duke qenë se më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove.

Ndërkohë, si Samir Tahiri ashtu edhe Prokuroria e kanë apeluar këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.