Ne ‘’rreth te mbyllur’’ per 29 vite …

Nga Irakli Pina

Si sot , 29 vite me pare , nje nga ngjarjet me epokale te historise tone ndodhi , rrezimi dhe terheqja zvarre e bustit te diktatorit famekeq te Shqiperise , Enver Hoxhes , erdhi si nje jehone shprese , nje premise per demokraci , nje kumbim i forte i miliona shqiptareve te lodhur , te munduar , te strapacuar , te vrare , te pushkatuar , te shtypur e te perbaltur nga regjimi i tmerrshem !
Jane te pakta ngjarjet qe do te mbahen mend sa te jete jeta , jane shume te pakta ato ngjarje qe te rrenqethin sa here permenden , te rralla jane ato kujtime qe do te mbeten nje trashegimi e vyer dhe e cmuar brez pas brezi , edhe pikerisht 20 Shkurti ka qene , eshte dhe do te jete gjithmone per Shqiperine e per shqiptaret nje dite reflektimi , manifestimi , perkujtimi dhe ndarjeje mes territ dhe lirise , mes diktatures dhe demokracise !
Natyrisht qe ne ato vite , ‘’elita e shoqerise’’ , pra njerezit e lidhur me pushtetin dhe nje grusht i vogel i paperfillshem qytetaresh te thjeshte , kishin fatin dhe mundesine te arsimoheshin , te merrnin dije , e per pasoje , edhe klasat politike qe u formuan , linin vend per diskutime , hije dyshimi etj … por ne cdo lloj situate te mundshme , reformimi i nje sistemi te kalbur diktatorial ishte i nevojshem dhe i domosdoshem , pavaresisht se teper i vonuar . Perballe nje populli te trembur deri ne palce , qe iu racionohej edhe buka e gojes , dora e hekurt e diktatorit ndihej ne cdo qelize , cdo koke qe ngrihej ishte e destinuar te pritej mizorisht dhe cdo ze qe dilte jashte frymes se te ashtuquajturit ‘’unitet kombetar’’ ishte me e sigurt se vete vdekja qe do te shtypej egersisht , por pa dashur te zhytem me thelle ne histori , deshiroj qe te paralelizojme ate cka vete sistemi ka prodhuar edhe pas 29 vitesh , nje situate dramatikisht te ngjashme , ku 20 Shkurti i 2020 shihet serish si nje premise e re , si nje pike nisjeje , si nje rindezje shprese per Shqiperine e drobitur e te sakatuar …
Tashme nuk mund te kerkojme miliona ne shesh , pasi si zogjte e korbit shqiptaret jane larguar , kane preferuar me mire te jene azilante te Europes , sesa te qendrojne ne Shqiperine e varferise , te krimit , te korrupsionit galopant e te ngjarjeve makabre . Shqiperia sot , eshte ne zgrip , ekonomikisht e kulturalisht , nese dikur dhuna dhe terrori ishin mjeti , sot propoganda eshte mjeti i asimilimit te masave , sot ‘’dhuna e heshtur’’ ushtrohet ne cdo skaj te Shqiperise , kjo ka vrare shpresen , ka thyer besimin se Shqiperia mund te behet , ka rrenjosur serish ne mendjen e shqiptareve se ‘’me shtetin s’mund te merresh’’ , por pikerisht ky eshte ndryshimi mes atehere dhe tani , mes diktatures e demokracise , nese ne diktature qytetaret nenshtrohen , ne demokraci ata ngrene krye , perballen , qendrojne kunder te keqes , kunder padrejtesive , kunder kujtdo qe guxon te luaje me fatet e kombit !
Krizat politike qe ka prodhuar vendi jone , kane qene gjithmone prezente dhe permes nderhyrjes nderkombetare ne disa raste e vullnetit te mire te paleve ne raste te tjera , ka patur nje zgjidhje te gjithpranuar , por ne momentin aktual Shqiperia eshte e ndare ne dy pjese , ne Principaten e Pavarur ‘’Rilindja’’ me shpuren e saj dhe ne Republiken e Shqiperise . Nga njera ane gjendet pushteti , nje qeverisje e lodhshme , e mundimshme , e mbushur plot skandale qe ne qender te punes dhe fokusit ka denigrimin e kundershtareve , pa nje platforme , pa nje program , pa politika lehtesuese per qytetaret , me nje shperfillje monstruoze dhe nje indiference dehese , permes ‘’cunave problematike’’ qe sot ne shoqeri i promovojme , i kushtojme ore dhe kohe te cmuar televizive , i shnderrojme ne faktore e nderkohe ata vazhdojne te pashqetesuar jeten e tyre , barra e mbajtjes se ketij pushteti iu ka rene atyre , duke i fuqizuar ne menyre emblematike e duke i bere mburoje te Kryeministrit e kabinetit te tij . Nga ana tjeter , gjenden qytetaret e Republikes se Shqiperise , gjenden ata qe sot konsiderohen ‘’te mjere’’ , vandale , shpellare e kurrfare termash te tjere , qe me dashje kane rindezur perseri ‘’luften e klasave’’ te koheve moderne , me te eger e me tinzare . Kjo pjese e popullsise punon , perpiqet , mundohet te mbaje veten me pune te ndershme e dinjitet , por kurre nuk arrijne dot te shohin driten ne fund te tunelit , pasi jane te paret qe shtypen , te paret qe trajtohen ne menyre te diferencuar , te paret qe duken si ‘’qingja te zinj’’ mes kopese mavi …
Nese me pare , burgimet , internimet , konfiskimet e pasurise dhe rrjepja deri ne lekure e shqiptareve ‘’anti-sistem’’ ishte qendra e projektit te diktatures , sistemit te promovimit te injoranteve dhe nenshtrimit te njerezve ne gjendje te mire ekonomike , tregtareve e zejtareve , artizaneve e profesionisteve , sot , pa u kuptuar dhe duke u kaluar ne heshtje te plote , serish po goditen te njejtit njerez , ajo pjese e popullsise qe reagon , qe nuk nenshtrohet , qe di te ndaje te miren nga e keqja , por pas 29 viteve , ne nje menyre me moderne , jo permes internimeve , por permes ‘’vrasjes me pambuk’’ cdo dite , duke e shtrenguar lakun ne fytin e qytetareve nga pak perdite qe te duket e natyrshme , e pranueshme …
Tre kolonat kryesore mbi te cilat ngrihej sistemi diktatorial shqiptar ishin :
1. Shtypja e masave
2. Lufta e klasave
3. Partia-shtet
Nese zberthejme secilen prej tyre , Shqiperia demokratike eshte asgje me teper sesa nje flluske sapuni , pasi realiteti i hidhur eshte se edhe sot , te treja kolonat jane baza e mbajtjes dhe uzurpimit te pushtetit , mjafton te shohim sesi perdoren termat ‘’tanet dhe te atyre’’ , ‘’me te mire se ne s’ka , ata jane inekzistente , per ta mbijetoj dhe 100 vite ne pushtet’’ per te kuptuar qe asnje fjali nuk eshte e pamenduar e aq me pak jashte projektit per riinstalimin e asaj per te cilen rrenjet e tyre vajtojne edhe sot , diktaturen e tmerrshme komuniste , shnderrimin e zemres se Ballkanit ne nje nevojtore te qelbur , pa shqiptare , por me njerez pa shtylle kurrizore qe dine dhe paguhen vetem te lartesojne emrin e madherise !
Jo me kot , qe ne krye te heres kam permendur termin ‘’rreth i mbyllur’’ , pasi realisht u perpoqem te dalim nga zgjedha e diktatures , por aktualisht eshte instaluar nje diktature e re , shume me e sofistikuar , shume me e pasur , shume me e larmishme dhe kjo , me teper se per faj te sistemit , eshte prodhuar per fajin tone si shoqeri ! Prandaj sot , me shume dhe me fort se kurre , deshiroj qe mesazhi im dhe i mijera te tjereve si une , te kumboje e te percillet fort :
‘’ Te zhdukim qelbesiren dhe cdo qelbesire tjeter qe tallet , fyen e baltos qytetaret shqiptare , te shfrytezojme ate liri per te cilen prinderit e gjysherit tane sakrifikuan jeten dhe te cojme ne vend amanetin e tyre , per nje Shqiperi si gjithe Europa ! ‘’