Minatorët gati për një tubim të madh të dielën, “po na lënë pa bukë”

10 punonjes te Uzines se Perpunimit te Naftes ne Ballsh kane nisur prej 4 ditesh nje greve urie pa afat pasi nuk kane marre pagat prej 5 muajsh duke kerkuar edhe rinisjen e punes ne uzine

Punetoret greviste kane percjelle mesazhe te forta qeverise shqiptare . Naftetaret jane shprehur se ne rast se qeveria do te vijoje me kete indiference do te kete edhe viktima. Punonjesit nuk dalin nga greva deri ne vetsakrifikim te jetes se tyre.

Gjendja shendetesore e grevisteve vijon te perkeqesohet per shkak te qendreses pa ushqyerje dhe te ndenjurit pa levizur.Ata kane shenja te dobesise trupore, veshtiresi ne frymarrje dhe luhatje tensioni. Ata se fundmi kane thene se do refuzojne edhe ujin dhe sherbimin shendetesor.

Do ti lëmë deri të dielën afat qeverisë, në të kundërt do të dalim në një tubim të madh, bashkë me kolegët e tjerë”, shprehet një prej grevistëve, i cili thotë se tashmë kanë marrë mbështetje dhe nga kolegët dhe familjarët.

Ne mbeshtetje te grevisteve vijojne te qendrojne jashte ambjenteve te greves dhjetra e dhjetra punonjes te kesaj uzine