Kush janë xhonturqit sot?

Nga Admir Malaj

Gjithnjë kam qenë kurioz të kuptoja se çfarë i shtyente shumë intelektualë shqiptarë të mbështesnin lëvizjen xhonturke?
Në vend që të shihnin hallin e Vendit, të ngelur si tokë e djerrë dhe e prapambetur nga keqadministrimi i Portës së Lartë. Në vend që të luftonin për Pavarësim dhe Pasurim të Vendit duke u lidhur me SHBA, Anglinë dhe Francën, për të kapur tregje dhe rritur Kombin.
Në vend që të lanin duart përgjithmonë nga ajo mortje, këta intelektualë mendonin se e keqja nuk ishte Perëndoria Otomane, por ishte elita e keqe sunduese, e cila duhej reformuar, apo revulucionalizuar. Kështu ata nuk kërkonin Pavarësi, përkundrazi, ata ishin për unitetin e Perëndorisë. Në fund të fundit, ata thjesht kërkonin vendosjen e disa guvernatorëve më të mirë.
Pra armiku nuk ishte Sulltani, por guvernatori i korruptuar. Turp!
U pa si përfundoi. Xhonturqit na shitën për dy lekë tek Bavarezët sundues të Greqisë.
E njëjta gjë dhe sot. Fajin e ka Saliu! Fajin e ka Rama! Fajin e ka Fatosi! Fajin e ka Iliri! Ik njëri dhe ik tjetri. Kur në fakt duhet bërtitur Merkel Ik, Macron Ik, sepse ata janë stërmullari i varfërimit të Evropës Jugore dhe Juglindore. Vetëm një xhonturk budalla mund të mendonte ndryshe.
Këtë mendova kur pashë një gjest të studentëve të mjekësisë që ishte tipik xhonturk. Ata sulmonin Kryeministrin Shqiptar se pse sot mjekët emigrojnë në Gjermani, se pse diploma e tyre është një biletë për Gjermani.
Berlini sot është si Stambolli dje. Më kot nuk u ngrit neo-otomanizmi gjatë mbretërimit të Merkel.
Kryeministri ynë është personi i fundit që duhet t’i kërkojmë llogari. Ai ose ajo (një ditë) që ulet në atë karrike e vendos Gjermania. Prandaj ka ardhur koha për të thënë Gjermania Ik! Duam Integrim dhe jo Sundim Kolonial!
Kur ndodhte që një vendi t’i vidhnin pasurinë tokësore dhe rrëmbenin e skllavëronin rininë? Në kolonializëm!