E FORTË| Erion Veliaj përgënjështron Edi Ramën…

Ndërsa kryeministri Rama tha në Durrës se kompanitë e ndërtimit nuk kanë punëtorë dhe për këtë arsye po bëhet ligji që ti marrim mga jashtë, sot Erion Veliaj në Edicioni II-të i Panairit të Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban ka deklaruar se: Tirana nuk ka krizë strehimi; Industria e ndërtimit, punëdhënësja më e madhe pas tërmetit”.
Më tej, Veliaj sqaroi se në vitet e fundit industria e ndërtimit kontribuon 10 herë më shumë, ndërsa për herë të parë është sanksionuar me ligj që përveç taksës, 3% e ndërtimit ose e vlerës ekuivalente të tij, shkon për banesa sociale. “Shumë prej krizave i kemi zgjidhur në bashkëpunim me ta. Është një industri e cila me administratën e re i është dhjetëfishuar taksa; pra, kontribuon 10 herë më shumë, gjithashtu i është shtuar për herë të parë detyrimi i 3% e ndërtimit për banesat sociale. Mezi pres që kjo industri të jetë punëdhënësja më e madhe me rindërtimet pas tërmetit”, theksoi ai.