Malaparte duhet të shtojë një kapitull: RASTI I SHQIPËRISË

Nga Sebastian Zonja

Si tha Braho: “qeveria s’i bën grusht shteti vetes.”
Epo, atëherë, pse socialistët e akuzojnë Berishën se i bëri puç vetes në 97-ën?
Ai ishte në qeveri, pse ta rrëzonte veten?!

Nejse, juristëve si Braho&co vlen t’u theksojmë se ka dallim midis shtetit dhe pushtetit.
Nëse shteti është tërësi institucionesh, transparencë dhe administratë publike profesionale, atëherë, me logjikë, i bie që goditja apo grushti i jepet institucioneve.
Në Shqipëri, administrata publike është partiake dhe e gjymtuar; institucione të pavarur nuk kemi dhe transparenca mungon. Siç raporton edhe KLSH: vetëm në vitet e fundit abuzimi shkon në mbi 6 miliard dollarë.
Rrjedhimisht, ose kemi gjithë demokracinë në gjendje të jashtëzakonshme dhe pa shtet, ose grushtat shtetit ia kanë dhënë ata që e kanë drejtuar.
Thuajse nuk kemi mbërritur ende në oligarki, sepse një sistem i tillë ndërton institucionet e veta, por jemi në atë që cilësohet “king’s cronies”. Oligarkia dhe tirania do të vijnë më pas.

Si do ta ndalojmë grushtin e shtetit kur nuk kemi institucione? Do ta nisim sërish nga zero? A mund të shpërndahet parlamenti kur je në gjendje fatkeqësie natyrore? Por edhe po u dekretuar shpërndarja, a mund të themi se komisioni mund të ndërmarrë nismën për të shkarkuar Presidentin? Ku do të na çonte një përplasje e tillë?

Andaj, gjykoj dhe jam shpresëplotë se te rruga e Elbasanit i kanë marrë masat për të ktilla gjëra.

Sugjerojmë edhe këtë libër teknikash që u përdorën nga enveristët në ‘revolucionin e vonuar demokratik” – marrim SHIK-un, shpërbëjmë policinë e ushtrinë, luftojmë median dhe pastaj në fund rrëzohet DREJTËSIA.
P.S. Rradhën zgjidheni sipas dëshirës.