A do sovranitet popullor apo do t’ua dorëzojë të huajve fatet e vendit?


Nga Ledian Droboniku

Mundohemi të dalim nga banaliteti i instikteve dhe të inkuadrojmë problemin!

Për ideologjinë neoliberiste (=turbokapitalizëm pa kontroll) procesi i zëvendësimit të popujve nuk është problem, por objektiv!
Për kapitalizmin neoliberist nuk ka as kombe, as shtete e as kufij.
Ka vetëm “liri”.
Në këto kushte nivelin e pagave e vendos vetëm tregu (global). Ose loja mes kërkesës dhe ofertës.
Kurse Shteti nuk duhet të ndërhyjë sepse “prish mekanizmat e tregut”.

Por nga ana tjetër Kushtetuta urdhëron Shtetin që të ndërhyjë në ekonomi, të ketë si objektiv punësimin e plotë të qytetarëve shqiptarë, të mbrojë Dinjitetin e Njeriut, të drejtat e punëtorëve, barazi sociale e shpërndarjen e pasurisë kombëtare, solidariterin komunitar e kombëtar!

Pasi kemi inkuadruar problemin, mund të kalojmë pastaj në hapin tjetër:

1. A do vërtet ky popull një kapitalizëm neoliberist globalist, apo do një Kapitalizëm Kombëtar social e të drejtë? A do një shtet të bazuar në Kushtetutë apo kontrolluar nga lobet e lojrat e tregut. A do sovranitet popullor apo do t’ua dorëzojë të huajve fatet e vendit?
2. A e di populli shqiptar se modelin neoliberist na e imponon SHBA, kurse kasta shqipfolese thjesht sa e zbaton?
3. A e di ky popull se modeli ekonomik neoliberist është i vetmi që studjohet sot në shkollat shqiptare. Dhe prandaj intelek/tualet e de/formuar e kanë të vështirë të kundërshtojnë shpopullimin e shqiptarëve dhe zvs me të huaj?
4. A e di ky popull se deindustralizimi i vendit, kalimi në koloni importi, papunësia strukturale, privatizimi/liberalizimi pasurive kombëtare, desovranizimi bankar, zhytja në borxhe të huaja, rritja e taksave, rrogat e ulëta, rritja e pabarazisë dhe përqendrimi i pasurisë është PRODHIM i këtij Sistemi?
5. Ja pse vajtimet, sharjet e mallkime jo vetëm që nuk zgjidhin problemin, por pengojnë krijimin e një VETËDIJËSIMI POPULLOR për zgjidhjen!
Togëzimin e Shtetit me Popullin, me Demokracia Pjesemarrese, kontrollin popullor të partive e jo e kundërta, rimarrjen e sovranitetit eko-fin e fillimin e industrializimit, kombëtarizimin e pasurive kombëtare në funksion të një Ekonomie Prodhimi e jo importimi e spekullimi oligarkik.

Por ky proçes vetëdijësimi nuk duket ende në horizont.
Deri atëherë do mjaftohemi me thirrjet histerike instiktive si një popull minoren, që preferon më mirë të zhduket sesa të rritet!