Ndalimi nga policia i Oriola Marashit, si e mori vetë përsipër drogën

Modelja e njohur Oriola Marashi, u ndalua disa ditë më parë nga policia. 24-vjeçarja ishte duke udhëtuar me një “Audi”, ndërsa është ndaluar në Laprakë.Ajo ka qenë nën shoqërinë e një mashkulli. Policia e ndaloi për shkak të makinës së saj luksoze, pas operacionit “Forca e Ligjit” që ka nisur prej së hënës së kaluar.

Pjesë e këtij operacioni janë edhe ndalimet dhe verifikimet e makinave luksoze. Por, gjatë ndalimit, policia ka ushtruar edhe një kontroll dhe ka gjetur në makinë një sasi të vogël marijuane.Oriola, sipas burimeve të policisë, ka thënë se marijuane i përkiste asaj.Ka dyshime që ajo e ka thënë këtë gjë, për të mbrojtur mashkullin me të cilin ndodhej në makinë.

Gjithsesi, ajo është lënë e lirë dhe hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria.Vetë Oriola nuk ka reaguar pas kësaj ngjarje, ndërkohë që mamaja e saj e ka mohuar, duke thënë se është një shpifje e mediave/GazetaShqip