Fantazma e “Taksës Majko” për donacionet 1 miliard euro rindërtim

Një shumë prej 1.15 miliard euro në formë financimesh direkte, investimesh për ndërtime banesash apo rikonstruksione të infrastrukturës, granteve, huave apo mbështetjes për programe zhvillimi u grumbullua sot në mbrëmje në përfundim të Konferencës ndërkombëtare të donatorëve, e zhvilluar në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor të vitit të shkuar. Shuma e grumbulluar shkon përtej dëmeve të përllogaritura në 1.08 miliard euro.

Në fakt nëse heqim kreditë  me norma interesi solidare dhe fondet e investimeve që shkojnë diku tek 700 milion euro, në grant (pra, para të dhuruara falas) për rindërtimin janë tek 300-400 milion euro (3 %GDP) që do të duhet të shpenzohen për 15 mijë familje.

Urojmë që kjo qeveri të planifikojë mirë dhe mos të na ndodhë si më taksën Majko për rrugën e Kombit.

Nuk e dini historinë?

Në vitin 1999, propozimi u përsërit nga ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili vendosi edhe një taksë mbi çdo shërbim e mall në Shqipëri, që u njoh gjerësisht si taksa Majko.
Taksa u mblodh për disa vite me radhë, duke futur në arkën e shtetit mbi 250 milionë dollarë, por që nuk u përdorën për atë që u mblodhën. Ish kryeministri Nano i përdori për paga e pensione sepse buxheti ishte gropë, rruga e Kombit nuk u bë kurrë për socialistët.