Bota bleu tërmetin shqiptar… Nënshkruhet Mini-Marshall Plan për Shqipërinë!


REDAKSIONALE

Mbi 100 shtete dhe intitucione financiare nga e gjithë bota të mbledhura në Bruksel dhuruan 1.15 miliard euro në formë grantesh, huash dhe projektesh, për rindërtimin e post tërmetit të 26 nëntorit.

Me masën e dhurimeve donatorët treguan motive të ndryshme: disa vende treguan me shumat e pakta mos-besimin ndaj menaxhimit dhe frikë nga korrupsioni… të tjerat që dhanë më shumë treguan përkatesitë fetare, klanore.

Mirëpo, në thelb donatorët përmes bujarisë ndaj popullit tonë arritën në letër të zerojnë pasojat e tërmetit shqiptar.

Vështirësia më e madhe e qeverisë tani e tutje do të jetë transparenca më e madhe: Duhet të ndahet sa janë borxhe, sa kredi dhe sa donacione.

Ekziston skepticizmi se shumë para do shpërdorohen dhe vidhen nga administruesit lokalë. Kjo është e provuar shumë herë, se këtyre iu mungon 1 milion euro para të ushqimit të qenit të emergjencave.

BE e SHBA e dinë mirë se ketë shifer, 1 miliard euro, qeveria e abuzon çdo vit nga buxheti i shtetit… U tha dje tek VOA.

Kriza ne ekonomi ishte e forte edhe para termetit.

Tani qeveria duhet të vazhdojë punën me kushtet dhe premtimet e para-termetit. Donatorët fshinë alibinë e Ramës për dështimet në qeverisje, se gjoja e pengoi termeti…

Tani zgjedhjet e parakohshme si për të zgjedhurit vendorë dhe qendrorë duken më afër për shkak se donacionet kanë një kusht: reforma zgjedhore dhe implementimi i saj.

Këto ditë do të dëgjojmë shumë lëvdata e vetlëvdata për konferencën e donatorëve, por në fakt më të lumtur duhet të jenë mijëra banorë në çadra dhe pa shtëpi, sepse bota u kujdes për tu qenë pranë në ditë të vështira.