1 miliard euro | Nga premtimi në lëvrimin e donacioneve është një proçes i gjatë


Nga Mentor Beqa

Shqipëria mori një lajm të mirë nga Brukseli. Donatorët u zotuan që t’i japin Shqipërisë  pak më shumë se një miliard euro në formën e granteve dhe huave për rindërtimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Si gjithmonë, festa shpërthen pa analiza sepse deri më tani ende nuk kemi të dhëna të sakta mbi këtë ngazhim të donatorëve. Siç thotë një shprehje e hershme, dasma e parakohshme nuk mbaron me gëzim, edhe në këtë rast ‘suksesi’ duhet matur konkretisht.

1. Jemi ende në fazën e zotimit të donatorëve (commitments) për fonde në harkun e 1 miliard eurove, por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Nga “commitments” në “disbursement” është një proçes i gjatë me firo të mëdha.

2. Nuk kemi ende asnje ide te sakte se sa perqind eshte grant dhe sa perqind eshte hua. Me e rendesishmja, huaja me cfare termash eshte marre dhe sa e rrezikon rritja e borxhit te jashtem stabilitetin financiar te vendit.

3. Shuma, pavaresisht se eshte pompoze, nuk eshte e tille. Shqiperia eshte vend perfitues neto i ODA (Asistences Zyrtare per Zhvillim) prej disa dekadash nga e cila ka perfituar rreth 12 miliard dollare. Vetem portofoli i kredive aktive te Bankes Boterore kalon diku kufirin e 700 milion dollareve. Vetem angazhimet nga BB per vitin 2017 jane diku tek 242 milion euro.

4. Grantet, te cilat jane ne kufirin e 30-40 perqind te shumes jane te kushtezuar ne formen e projekteve. Projektet – sic e thote ajo shprehja dardha e ka bishtin prapa – jane komplekse dhe te shoqeruara me nje burokraci te pafund. Shqiperia eshte nder vendet me kapacitetet me te vogla te thithjes se projekteve. Po ashtu, projektet rrallehere synojne qytetaret e prekur. Ato orientohen ne drejtim te rritjes se kapaciteteve njerezore, burokratike, teknike dhe teknologjike

5. Uroj qe te prekurit nga termeti perpos ngrohjes nga lajmi, te perfitojne realisht prej ketyre fondeve te ‘rindertimit’,