Washington Post: Zvicra heton CIA-n dhe shërbimet gjermane të inteligjencës

Zvicra heton CIA-n dhe shërbimet gjermane të inteligjencës 
Autoritetet zvicerane raportuan hapjen e hetimit për një çështje spiunazhi që përfshin firmën zvicerane Crypto, CIA-n dhe shërbimet gjermane të inteligjencës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Crypto, kompania e enkriptimit të komunikimeve që operon në Zug të Zvicrës, u përdor në fshehtësi nga CIA dhe shërbimet e inteligjencës së Gjermanisë Perëndimore për dekada.
Bazuar në dokumentat, fitimet e Crypto shkuan në miliona dollarë, ndërsa u siguroi dy kompanive mundësi për të aksesuar të dhënat e komunikimit të më shumë se 120 vendeve për dekada. Shërbimet e inteligjencës dëgjuan dhe lexuan qindra e mijëra mesazhe midis qeverive, ambasadave dhe komandave ushtarake në të gjithë botën.
Kina dhe Bashkimi Sovjetik, dy kundërshtarët kryesorë të SHBA në Luftën e Ftohtë, nuk ishin kurrë klientë të Crypto. Por klientë të tjerë përfshinin Iranin, Indinë, Pakistanin, Amerikën Latine dhe Vatikanin. Spiunazhi vazhdoi të paktën deri në vitin 2018, dhe mbi 100 vende të botës ishin në shënjestër.
Marrë nga The Washington Post: