5 vjeçari hero shpëtoi nga flakët 7 anëtarët e familjes

Noah Wood, një djalë pesëvjeçar ka bërë një veprim heroik teksa shpëtoi 7 anëtarët e familjes nga flakët në shtëpinë e tyre në Kingston të SHBA-ve të dielën në mëngjes.

Ai fillimisht tërhoqi motrën e tij të vogël përmes dritares së dhomës së gjumit të tyre para se të kthehej për të shpëtuar qenin e tij dhe ndezi alarmin për të zgjuar pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, shkruan Daily Mail.

Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka lëndime serioze, ndërsa heroi i vogël pësoi vetëm një djegie të lehtë në dorë.

Zjarri në banesën e tyre kishte shpërthyer natën si pasojë e një shkëndije elektrike.