Shkarkohet prokurori që dënoi “Byronë Politike” komuniste për gjenocid

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, Adnand Xhelili. KPK shpalli dje vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Adnand Xhelili i cili nuk u paraqit në seancë. Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare, vendosi shkarkimin e Xhelilit.
Adnad Xhelli ne cilësinë e prokurorit te Tiranës ne vitin 1995 ngriti akuza qe çuan ne dënimin për gjenocid te byrosë politike dhe shumë autorëve te tjerë te krimeve te komunizmit.
Xhelili i cili vjen nga shtresa e te përndjekurve politikë ishte paralajmëruar me parë nga individë te prekur prej akuzave te tij për gjenocid ndaj drejtuesve te larte te diktuarës ne 1995 se do te shkarkohej .
Ndërkohë që ka shkarkuar prokurorin qe dënoi autoret e krimeve te komunizmit KPK nuk ka shkarkuar asnjë gjyqtar ose prokuror autor te krimeve te komunizmit duke u mundësuar atyre jo vetëm te mbeten ne sistem por edhe te kapin institucionet drejtuese te drejtësisë shqiptare . Përtej arsyetimit zyrtar te KPK ne vlerësojmë se shkarkimi i z, Xhelili ishte për motive te qarat politike, një akt hakmarrje për dënimin e Ramiz Alisë , Nexhmije Hoxhës e te tjerë drejtues te diktaturës komuniste dhe drejtuesve te Sigurimit te Shtetit krimin e gjenocidit ndaj popullit shqiptar.

Nebil Çika
Kryetar i Shoqates Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqiperise