Rusia dhe Japonia goditen nga një Tërmet me magnitudë 6.9 rihter

Një tërmet i fuqishëm goditi mëngjesin e kësaj të mërkure Rusinë Lindore dhe Japoninë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së, epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter ishte rreth 99 km në juglindje të Ishujve Kuril të Rusisë.

Ndërkohë, autoritetet në Hokkaido raportuan se nuk janë shënuar dëme materiale apo lëndime në njerëz.

Zyrtarët thanë se tërmeti nuk ka të ngjarë të shkaktojë ndonjë dëm për shkak të thellësisë dhe distancës së tij nga bregu.

Autoritetet në Japoni shprehen se nuk ka rrezik për cunam në oqeanin Paqësor.

Ka 56 ishuj në Ishujt Kuril, shumica prej tyre janë formacione shkëmbore. Këto ishuj janë pjesë e Unazës së Zjarrit të Paqësorit, që e lënë këtë rajon të ndjeshëm ndaj tërmeteve të konsiderueshëm.