Pagëzimi i virusit kinez të Wuhan-it


Nga Selim Kurti
____________

Kur e sheh ne foto, jo vetem qe nuk te tremb, por te krijon nje ndjesi artistike per shkak te simetrise e ngjyrave.
Por eshte – siç dihet – nje nga bukurite qe vret.

Koronaviruset jane nje familje e larmishme virusesh, me shtame qe jetojne te kafshe si deveja, lakuriqi i nates e macja, si dhe shtame te tjera qe prekin njeriun.

Keta te fundit jane gjashte llojesh, nga te cilet kater shkaktojne simptoma te ngjashme me ato te rrufes, ndersa dy te tjere kane shkaktuar SARS-in e MERS-in.

Qe koronavirusi te behet i rrezikshem per njerezit, ai duhet te pesoje disa modifikime te rendesishme gjenetike, te cilat zakonisht ndodhin kur nje koronavirus jo virulent shartohet me nje tjeter qe eshte pershtatur per te jetuar te nje organizem te ndryshem nga lakuriqet.

Ne vitin 2002, koronavirusi i lakuriqeve u kombinua me ate te gjitarit siveti afrikan (Civettictis civetta), duke na “dhuruar” virusin e SARS -it.

Virusi i pandemise se gripit te vitit 2009, ishte nje miks midis virusit te derrit, shpendeve e njeriut.

Perzierja e dy koronaviruseve i pajis ato me receptore virale te afte per te sulmuar organet frymemarrese te njeriut.

Aktualisht, per virusin e frikshem qe u shfaq ne Kine e po qarkullon gjihandej, si “laborator” kombinimi konsiderohen dy lloje gjarperinjsh e nje lloj pangolini.

Deri me sot e kane njohur me siglen 2019-nCoV, por ketej e tutje, sipas Komitetit Nderkombetar per Taksonomine e Viruseve, ai do te quhet SARS-CoV-2, emer qe deshmon se eshte “vella” me shkaktarin e SARS-it.

Sekuencimi i gjenomes se tij, i perfunduar qe me 10 janar 2020, ka rendesi te veçante jo vetem per testet dignostike e vaksinen, por edhe per studimin e riprodhimin e tij ne laborator.