Nuk pranojnë të firmosin për oligarkët| Edhe Zv/ ministri i Ekonomisë jep dorëheqjen

Zëvendësministri i Ekonomisë, Elton Haxhi ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se ai e ka paraqitur letrën e dorëheqjes këtë të enjte, por ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi.

Ai u zgjodh në këtë post në vitin 2017. Haxhi është i dyti zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë që largohet brenda pak kohësh.

Në datën 29 janar gjatë një mbledhje qeverie, u vendos që të lirohej nga detyra Erjon Luçi