“Mbështetje në rikthimin e dialogut politik”, Basha pret ambasadorin italian

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të premte një takim me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ambasada e Italisë uron që marrëveshja për reformën zgjedhore të përfundojë sa më shpejt. Ndër të tjera, e sheh këtë takim një mundësi të rëndësishme për të theksuar mbështetjen e Italisë në rikthimin e dialogut politik.

“Javët e ardhshme do të jenë të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Një bashkëpunim më i madh në vend dhe një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve politike do të bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin e përafrimit në Bruksel.”