Njeriu parafabrikat!


Nga Indrit Vokshi

Në Shqipëri të shënojnë si anti-amerikan nëse thua diçka të vërtetë. Të shënojnë njëkohësisht si anti-rus e pro-amerikan po të thuash se duhet prania e SHBA në Ballkan për paqe të palancuar pa dominancë ruse.

Të shënojnë si anti-islamik po të thuash se këto rrymat e reja janë acaruese. Të shënojnë njëkohësisht si islamik po tu thuash se u kanë gënjyer mbi historinë e Perandorisë Oamane.

Të shënojnë si anti-turk po të thuash se Erdogani po tregohet agresiv dhe trysnues. Të shënojnë njëkohësisht pro-turk nëse thua duhet të kemi mardhënie vllazërore me Turqinë.

Të shënojnë si pro-europian nëse thua se BE është destinacioni i vetëm. Të shënojnë njëkohësisht si anti-europian nëse thua se zyrtarët e BE po e flliqin veten dhe BE-në me sjelljet e tyre.

Pra ti mundesh të jesh të gjitha njëkohësisht. Sepse këtu sjanë mësuar të respektojnë individualitet. Njohin vetëm tifozllek. O 100% kështu, o 100% ashtu. Ose ta duash të gjithën ose ta urresh të gjithën. Ky është vendi i ekstremeve dhe fataliteteve. Pa sovranitet shpirtëror e mendor. Njeriu parafabrikat.