Lleshi tre herë Lotsjellës!


Nga Indrit Vokshi

Sandër Lleshi është ministri lotsjellës i një qeverie lotsjellëse! Leshi është xhandar dhe krenar. Lleshi u ka hedhur gazlotsjellës protestuesve tek Astiri dhe banorëve të Shkozës. Gaz grave, gaz fëmijëve, gaz pleqve, gaz plakave.

E asnjë shoqatë nga këto që të bëjnë namim për gratë nuk doli ta dënojë Lleshin. Pse? Sepse e para, shoqatave gruaja e duhet e vrarë. U duhet e vdekur që të propagandojnë e financohen më mirë.. E dyta sepse në pushtet është kryeshoqatari. Ky është pushteti i shoqatave.

Familjeve aq të varfëra sa nuk munden të blejnë bombulën e gazit për tu ngrohur. Ky u ka hedhur gaz dhe askush nuk u mërzit.

Edhe me konventa lufte, tentohet të ruhen gratë, fëmijët e pleqt – predikohet që ushtria pushtuese të përpiqet t’i shmangë. Vetëm Lleshi, jo. Lleshi nuk shmang, vetëm shtang.

Lleshi mund të hedhë gaz në treg, në rrugë, madje edhe në maternitet. Ju mund tu duket e ekzagjeruar por, një prind tregonte se nga gazi i Lleshit iu bllokua fëmija në djep, brenda në apartamentin e një pallati në Tiranë.

Mjafton që Lleshit t’i kërkohet të hedhë gaz, masivisht, në sasi të mëdha dhe, ai e bën. Ai është një robot. Eshtë roboti i përshtatshëm i një kryeministri patologjik e psikopat. Leshi ka gjetur shefin e duhur ndërsa Rama ka gjetur ushtarin e duhur. Jo ushtarakun, kurrë ushtarakun, thjesht ushtarin.

Sot Lleshi, ministër i brendshëm, del dhe mburret për zbatim ligji në parlamentin e formuar me votat e krimit, me votat e atyre që duhet t’i dënojë ligji. Flet kundër krimit ulur në sofrën e krimit.

Flet për suksese ministri i një karteli, jo shteti por karteli. Ta kemi të qartë ketë dallim. Sukseset duken në televizor. Se i vetmi sukses i kësaj qeverie ka qenë në televizor, jo në territor.

Në televizor je i sigurt, në televizor krimi nuk ekziston, prona të mbrohet, ligji zbatohet, ne televizor kriminelët arrestohen dhe dënohen. Ndërsa në territor je i pasigurt, prona stë mbrohet, krimineli bën ligjin, krimineli komandon drejtorinë, bashkinë, policinë, në territor krimineli mbrohet, telefonohet dhe punësohet që të lirohet. Si qytetar shembullor.

Lleshi dhe kryelleshi kanë nisur aksion kundër makinave të mira. Banalitet i vitit 2002 që kur shteti nuk mundej e nuk kishte çtë bënte u merrte disave makinat e mira. Se shqiptari impresionohej, mendonte i kanë marrë makinën, ngaqë shqiptari ende e quan skandal të të marrin makinën, harron se të kanë lënnë vilën, lokalin, hotelin. Madje harron që vetëm 1% e atyre njerëzve kontrollohen. Aq, 1%, sa për show.

Shokët e kryeministrit vazhdojnë, qeshin me këta që po kontrollohen, madje edhe predikojnë se aksioni i qeverisë është i drejtë. Pse jo? Pse të mos predikojnë? Ata kanë marrë garanci që nuk preken.

Ndaj Lleshi është lotjsllës tre herë: për gazin lotsjellës, sepse shkakton lot me komizmin që provokon dhe aktron dhe, në kuptimin e trishtimit.