Bashkim i vlerave rreth PLL, mundësi e kohës për ndryshim

Kryetari i PLL z.Shpetim Axhami

Sot, pas 30-vjet pluralizëm postdiktatorial, klasa politike në Shqipëri, në misionin dhe shumicën e aspekteve detyruese të saj ndaj elektoratit dhe popullit, ka dështuar.
Kjo klasë e vjetër politike e ka kryer ciklin e vet politik, prandaj ajo nuk ka më besimin e elektoratit në përgjithësi, dhe dita dites po humbet edhe besimin e antarësisë fanatike përkatëse të ndarë në dy kampe shpeshhere amorfe.
Sot programet e majta dhe të djathta, kualicionet dhe tryezat biseduese, akoma po tentojnë të zbatohen, organizohen dhe krijohen kundrejt makinacioneve jo normale demokratike por thjeshtë për perfitime subjektive pushteti, duke anashkaluar ne thelb detyrën e të bërit politikë në të mirën e qytetarëve.
Shumë qytetarë, intelektualë, analistë e të tjerë shprehen për ndryshim kursi të politiksē deritanishme për t’i dhënë fund këtij tranzicioni të gjatë 30 vjecar.
Ky ndryshim eshtë kthyer në nevojë shoqërore, detyrim moral dhe domosdoshmëri jetike funksionale, për të gjithë ato që duan të kontribojnë në zhvillimin e vendit te tyre.
Duke u nisur nga kjo humbje shprese nga këto matrapazhane politike dhe duke e parë si kërkesë të kohës, ne kemi besim dhe garantojmë se kjo situatë mund të ndryshojë nëpërmjet alternative që ne afrojmë.
Kjo mund të arrihet kundrejt një bashkimi vlerash rreth programit të PLL, program ji rinovuar në përshtatje me kërkesat e kohës për një shtet demokratik të së drejtës.
Gjatë gjithë periudhës historike të saj, PLL ka vënë në radhë të parë interesat kombëtare para atyre politike vetjake.
Bashkimi kombëtar, ndryshimi i formës së regjimit në mbretëri kushtetuese parlamentare, ngelen për ne kerkesat thelbesore që do e bënin Shqipërinë një shtet të fortë në rajon me një zhvillim të lartē ekonomik, sherbim social, rend dhe qetesi ku shteti i së drejtës qëndron mbi gjithçka.(Te gjitha këto të detajuara qartësisht në programet tona të pregatitura profesionalisht, ku patjeter presim çdo mendim të shëndoshë që na afrohet).
Për këto 30 vjet, për shumë arsye objektive dhe subjektive, ne nuk kemi patur rol përcaktues, siq edhe duhej, në politikën dhe qeverisjen shqiptare, por, kjo nuk na përjashton nga përgjegjësia për situatën aktuale ku gjendemi.
Në programin dhe platformën tonë gjenden sot të meshiruara gjithë alternativat e djathta të daljes nga krizat aktuale.
Per atë që ne perfaqësojmë, kerkojmë të bashkojmë vlerat kunder antivlerave politike të deritanishme duke i dhene fund kesaj lloj qeverisje dhe duke bërë të mundur që e djathta e vertetë të vi në pushtet si filozofi që sjell zhvillim, bën shtet dhe komb.
Prandaj në emër të forumeve drejtuese të PLL, ne ofrojmë përpara cilitdo, mundësinë e bashkëpunimit duke u bërë pjesë e jona.
Bashkimi i potencialeve pozitive do të na bënte më të fortë.
Janë të mirëpritur kushdo:
Rinia.
Kërkojmë që çdo i ri, që e shikon të arsyeshme dhe ka besim se Shqipëria bëhet nga vetë shqiptarët, duke mos u larguar jashtë vendit të bëhen pjesë kontribuese brenda strukturave të PLL, me të drejte përfaqsimi në çdo nivel.

Detyra e jonë të integrojmë rininë për tu mos u larguar.

Intelektualët.
Shumë intelektual, të cilëve nuk u mungojnë aftesitë, por nuk e kanë gjetur vendin e duhur te subjektet e tjeta politike qeverisëse, (jo pa qëllim), mos të ngelen skeptik dhe mosbesues ndaj politikës, duke u bërë pjesë e PLL, do t’u krijohet mundësia e përfaqësimit të tyre sipas meritave për kandidimin e tyre, për përfaqsim në struktura të larta drejtuese.
Të mos e shohim politikën si përfitim momenti, por politika duhet të na shërbejë, si mundësi ku ne të tregojmë dëshirën dhe aftësitë tona për të bërë sa më mirë shtetin tonë, për t’u ndjerë krenar për atë që i lëmë trashëgim vetes, femijëve dhe shoqërisë tonë.
Shoqëria, vendi më tepër se kurrë ka nevojën e kontributit tuaj.

Vetëm rritja e nivelit të përfaqësimit në institucionet kushtetuesnjë, një administratë profesionale dhe e pakorruptuar do krijonte mundësinë dhe do bēnte të mundur daljen nga kjo gjendje kolapsi.

Diaspora.
Vetë specifika e PLL-së ka bërë që shumë prej atyre që kanë mbajtur gjallë frymën zogiste dhe legaliste prej vitesh të jenë pjesē e diasporës, shumë prej nesh duke u zhgënjuer nga mënyra e ardhjes së pluralizmit në Shqipëri dhe për arsye të tjera u larguan edhe pas ardhjes “demokracisë” tek ne.
Mendojmë se është detyrim përpara vendit tone, kombit tonë, amanetit të të parëve, për bashkimin e vlerave te tyre rreth PLL-së, kërkojmë dhe i bejme thirrje, gjithë pjesës së shendoshe intelektuale dhe fisnike te diaspores, bijve dhe niperve të atyre që kane qenë palca e legalitetit dhe e zogizmit të jenë më aktiv dhe më afër nesh,
-me propozimet konkrete të tyre se çfarë mund të behet më mirë,
me të drejtën e tyre për të qenë më prezent në zhvillimet politike brenda dhe aty ku jetojnë, duke krijuar mundësinë e forcimit të PLL-së me çdo mjet, duke u afruar me përfaqësimin e tyre për të kandiduar në zgjedhje.
Vetëm të bashkuar dhe të hapur në mendime mund të sjellim forcimin dhe vendosjen e PLL në nivelet politike siq e meriton.

Për ne diaspora meriton shume më teper dhe me potencialin e saj është faktor kryesor në zhvillimin e vendit, prandaj kerkohet votë prej saj dhe perfaqësim në Parlamentin Shqiptarë.

Shtresa e persekutuar dhe e të denuarve politik.
Sot, kjo shtresë akoma ka ngelur e pa integruar si duhet, e dirigjuar prej politikes së deritanishme mbetet e shpërndarë në shumë shoqata, subjekte të tjera politike, subjekte që nuk ju janë gjendur si duhet ne zgjidhjen e problematikave te shumta.
PLL-ja i bën thirrje dhe kërkon prej kësaj shtrese, të bëhen pjesë e bashkimit rreth PLL-së; pasi ne si pjesë e kësaj shtrese e kemi detyrim programor dhe moral integrimin e tyre, secili prej tyre brenda PLL do të gjejë ngrohtësi dhe vlerësimin e duhur ashtu si dhe e meritoni.

Strukja dhe tërheqja në situata të tilla, na bën fajtor dhe bashkëpunëtorë në zgjatjen e tranzicionit duke i lënë fatet tona në dorë të atyre që kanë shkaktuar këtë gjendje ku jemi sot, në dorën a atyre që interesat subjektive i kanë vënë mbi interesat kombëtare.

Sot gjendemi perpara një situate paradiktatoriale autokrate, ku shtesa e persekutuar shihet me syrin e njerkes si para ‘90 nga kjo klase politike nekomuniste.
Prandaj sa nuk eshte vonë kerkohet reagim prej sejcilit prej nesh, afrim me njeri -tjetrin për të treguar se Shqipëria eshtë e shqiptarëve dhe jo e atyre që për rreth 80 vjet kanë shitur shqiperinë për të vënë pasurinë.

Shqipëria bëhet, atë e bejmë ne sëbashku.

PLL-ja ngelet alternativë shprese, zhvillimi dhe integrimi europian, por kjo kur të gjithë Ju, që kërkoni dhe doni të bëni vendin tonë të bashkoheni rreth saj.
Bashkimin rreth PLL e shikojmë jo vetëm në formē individuale, por ne presim bashkimin rreth nesh edhe të grupimeve të organizuara shoqërore, të cilat shikojnë të mëshiruara qëllimet dhe kërkesat e tyre rreth filozofisë dhe programit tonë.
Forcimi i ynë në strukturë, kundrejt një platforme të qartë zhvillimi kombëtar, do bënte që elektorati të votonte PLL-në.
Duke qenë pjesë e parlamentarizmit, ne do të kemi mundësi imponimi për të bërë Shqipërinë si duhet, vetëm nëpërmjet imponimit në parlament ne do kemi mundësi për t’iu imponuar politikës shqiptare për të bërë realitet kauzën tonë, bashkimin kombëtar dhe ndryshimin e sistemit ne mbretëri kushtetuese, sistem te cilin gjithnjë e më shumë, po e kerkon koha dhe vetë qytetarët

PLL-ja ngelet vlerē kombëtare tradicionale me mentalitet të ri sipas kohës moderne.
Bëhu pjesë e jona të bëjmë Shqipërinë.