Kasta e lobet kontrollojnë industrinë e kulturës

Nga Ledian Droboniku

Ka filluar tashmë një proçes global për debilizimin e masave, regres kulturor e arsimor, përmbysje të vlerave e promovim të instikteve primitive kafshërore, çmontim të të drejtave fituar prej betejash shekullore.

Nuk është hera e parë që Njerëzimi hyn në një periudhë të errët. Ndodhi me autoritetin absolut të Kishës në Mesjetë, që çbëri fitoret e periudhës antike. Vlera që u rizbuluan përsëri pikërisht me Rilindjen Evropiane, pastaj me ililuminizmin etj.
Ndodhi atëherë, po ndodh përsëri sot.
Kësaj here në emër të zotrave tokësorë, lekarëve globalë, që duan të çbëjnë fitoret e Iluminizmit që lejuan dhe masat të kenë akses në arsim, art e kulturë.
Njeriu i ri transhumanist, duhet të çvishet nga çdo lloj vlere, identiteti për të qenë totalisht individ unisex e standard, pa rrënjë e vecanti, totalisht i parashikueshëm dhe i kontrollueshëm.

Mediat trasmetojnë pa pushim vetëm antivlera, njerëz banalë, pseudoartistë, kryebundra, hajdutë e matrapazë.
Shkolla prodhon vetëm dije mediokër, edhe pse kudo aksesi dhe certifikatat merren më lehtë. Sepse tashmë levat e shoqërisë i lëvizin lekarët e jo më shkolla e puna.

I gjithë ky proçes regresi, IDEOLOGJIA dominante e cilëson si progres. Si hap përpara. Por është e kundërta.
Prandaj, sot revolucionare është të bësh një hap pas e mbrosh vlerat e vërteta.
Të mos dëgjosh psh kur i këndojnë organeve gjenitale apo skifterave, por të dëgjosh këngë vjetra mbi nderin, dashurinë, sakrificën, nënën etj.
Të mos shohësh antiartin e një banaje të varur apo muti në kuti, por veprat e Karavaxhos, Pikasos, Onufrit etj.
Të mos pranosh antivlera e cvirilizilit mashkullor apo unisex, por dinjitetin e femrës dhe mashkullit dhe familjes natyrale.
Të mos pranosh idenë e fuqizimi të nië elite lekariste në dëm të popujve, por të luftosh për demokraci politike dhe ekonomike.

Shqipëria nuk është më e izoluar. Madje është më e hapur se çdo vend tjetër ndaj proçeseve globale. Nuk jemi koloni thjesht mallra materiale por sidomos ato kulturore. Ja pse këtu proçesi i degradimit të shoqerisë ndodh me shpejt se kudo.

Kasta e lobet kontrollojnë industrinë e kulturës. Ne si individë nuk e ndryshojmë dot. Por mund të mbrohemi vetë dhe fëmijët tanë. Si prindër apo si mësues. Ndalojmë cdo ditë çdo antivlerë edhe pse na vjen me.etiketên e “progresit”.
Rezistoni!
Bëni apel vlerave të vërteta!
Ato nuk gënjejnë kurrë!
Ato janë farkëtuar në shekuj, e prandaj nuk sigurojnë vetëm konservimin por dhe zhvillimin gradual e natyral.
Si ADN qe garanton 1. konservimin dhe identitetin por 2. dhe zhvillin dhe rritjen.
Kêshtu që ne ndryshojmë duke mbetur të njëjtit!
Edhe shoqëria, rritet e ndryshon vetëm me vlera!
Kurse me antivlera ndryshon vetëm kanceri!
Ja pse progresi i sotëm është kancer!
Gatitur nga zotrat globalistë lekaristë të Perandorisë së dollarit kunder Njerezimit e Planetit!