E RËNDË| Vajza rome digjet e gjallë brenda barakes në Shkodër

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mëngjesin e sotëm baraket e romëve në Shkodër, ku për pasojë ka humbur jetën një vajzë 13-vjeçare.

Vajza e sëmurë është djegur brenda banesës së saj nga zjarri që përfshiu baraket e tyre, zjarr që dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia.Gjithashtu mësohet se vajza ndodhej në gjumë dhe ka qenë e pamundur për ta nxjerrë jashtë. Sipas informacioneve të para, zjarri mësohet të ketë rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit, ku filloi në një nga barakat dhe më pas përfshiu edhe tre të tjera. Ndërkohë që zjarrfikëset kanë shuar flakët.

Njoftimi i Policisë: Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 11.02.2020, rreth orës 07:10, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka rënë zjarr në barakat e komunitetit rom dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja e mitur S. D., 13 vjeçe. Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Digjet baraka, humb jeten brenda e mitura on Vidnews.