Modelja Oriola Marashi kapet me kanabis në makinë, e përdor për…

Ndalohet nga uniformat blu modelja e njohur Oriola Marashi pasi gjatë një kontrollit në makinën e saj është zbuluar drogë.

Modelja është ndaluar nga efektivët e policisë në kryeqytet teksa udhëtonte me një makinë tip “Audi”, por gjatë kontrollit yë mjetit, blutë kanë gjetur dy qese farmaceutike të dyshuara me lëndë narkotike kanabis.

Oriola ishte në makinë së bashku me J.Kurtin dhe E. Krasniqin. Burime për gazetën “Si” thanë se Oriola Marashi ka pranuar se hashashi është i saj dhe se ajo është përdoruese prej rreth një viti.

“Për herë të fundit kam pirë hashash para dy ditësh, dhe dy shokët që ndodhen në makinë me mua nuk ishin në dijeni”, i ka pohuar ajo policisë. Nga ana tjetër, blutë e Tiranës do t’ia referojnë çështjen Prokurorisë. Sipas raportimeve, droga që i është kapur këngëtares peshon 1.9 gram.