Inter dhe Milan| Derbi në fushë por edhe në merkato

Derbi jo vetëm në fushë, por edhe në merkato mes Milanit dhe Interit që janë vënë në garë për shërbimet e talentit të Newcastle, Matty Longstaff, kontrata e të cilit me klubin anglez skadon në qershor dhe dy gjigandët italianë kërkojnë të përfitojnë sa më parë nga kjo situatë. Pavarësisht interesimit të skuadrave nga Serie A, trajneri i Magpies, Steve Bruce u ka kërkuar drejtuesve të klubit të “blindojnë” menjëherë mesfushorin e ardhur nga akademia, i cili po bën një paraqitje shumë të mirë.