Tridhjete tipare te ballkanasit

nga Naser Aliu

Ballkanasit nuk i pëlqen ti kufizohet liria:
as e vjedhjes, as e manipulimit as e mashtrimit Atij nuk i pëlqen kushtetuta , rregulloret

Atij nuk i pelqen shteti. administrata dhe rregullat administrative
Atij nuk i pëlqen as prokuroria dhe as gjykata Atij nuk i pëlqejnë deklarimi i të ardhurave. tatimet dhe asnjë lloj takse Atij nuk i pëlqen t’ i ndalohet mendimi racist. mendimi fashist dhe mendimi shovinist Atij nuk i pëlqen t’ i ndalohet nacionalizmi Ballkanasit nuk i pëlqen policia. rojtari dhe personeli i sigurisë Atij nuk i pëlqen t’ i ndalohet korrupsioni. nepotizmi dhe shtirja Atij nuk i pëlqejnë rregullat e komunikacionit, shenjat e komunikacionit dhe semafori Atij nuk i pëlqen kufizohet liria e shpejtësisë, kontrollimi i rrenave. as gjoba si pasojë Ballkanasit nuk i pëlqen t’ i ndalohet hiperbola, irracionaliteti dhe Skizofrenia Atij nuk i pëlqen ti ndalohet paranoja. viktimizmi dhe komploti Ballkanasit nuk i pëlqen t’i kufizohet liria e kërcënimit. liria e shantazhit dhe e mburrjes Atij nuk i pëlqejnë rregullat e drejtshkrimit, shenjat e pikësimit. gjuha letrare Atij nuk i pëlqen bileta e autobusit, bileta e trenit dhe bileta e kinemasë apo stadiumit Ballkanasit nuk i pëlqen fqinji i vet, miku i fqinjit dhe përparimi i vendit fqinj Atij nuk i pëlqen liria e dashurisë, liria e orientimit seksual. liria e gruas dhe të drejtat e fëmijëve Ballkanasit nuk i pëlqen të ndalohet rrahja e gruas, sharia dhe cenimi i dinjitetit të njeriut Ballkanasit nuk i pëlqen feja e fqinjit, mendimi kombëtar dhe arsimi i fqinjit Atij nuk i pëlqen historia e fqinjit. e tashmja dhe e ardhmja e tij Ballkanasit nuk i pëlqen të qortohet kur gënjen,kur është krenar dhe kur jeton në iluzione Atij nuk i pëlqen gjuha e fqinjit. krenaria e fqinjit dhe sedra e tij . Ballkanasit nuk i pëlqejnë kritikat nga jashtë, leksionet dhe udhëzimet Ballkanasit nuk i pëlqen të zgjohet heret,të punojë shumë dhe të flejë herët Atij nuk i pëlqen të studjojë, nëse mundet ai do ta blejë diplomën. të shkruajë disertacionin. nëse mund ta blejë titullin dhe nuki pëlqen të injorohet si shkencëtar Ballkanasit nuk i pëlqen t’ i ndalohet premtimi pa mbulesë, oratoria boshe dhe makiavelizmi Atij nuk i pëlqen asnjë ligj. që mund ta pengojë në lirinë e tij të pakufizuar Ballkanasit në verë nuk i pëlqen dielli ,vjeshtës shiu dhe dimrit nuk i pelqen as bora madje . Ballkanasi me këto tipare dhe bindje nga repertoari i mendësisë ballkanike, është ballkanas profesional: i rritur dhe edukuar në frymën ballkanike dhe nëse shpërfillim aparaturën, makinerinë, makinat, avionët, kompjuterët, celularët dhe të arritjet e tjera shkencore, atëherë ata mendërisht janë shfaqje dhe dukuri e shekujve të kaluar, por me trup në shekullin e gabuar. Sikur të kishim shkencëtarë, që merren me historinë e ideve, atëherë çdo tipar, mund të varej në shekullin përkatës, por meqë nuk kemi, atëherë mund të supozohet se disa bindje të ballkanasave, kanë lindur në kohën romake, disa në kohën e bizantit, disa të tjera gjatë perandorisë osmane dhe disa në epokën komuniste. Krejt këto së bashku kanë krijuar një mendësi, që përjashton kushtetutën dhe jetën moderne qytetare. Pra nuk jetohet jeta me ide të kohës, por duke u besuar bindjeve të lashta, që përpiqen ti lustrojnë me interpretime të reja.

Kjo domethënë se ata nuk jetojnë jetën e vet bazuar në rregullat kushtetuese të kohës, por në shekullin XXI gjallojnë me bindjet e shekujve të kaluara dhe idetë e njerëzve, që nuk janë të pranishëm në kuvendet e tyre.
Edhe pse të gjithë kanë kushtetuta, bindjet e tyre të trashëguara, janë përcaktues dhe orientues të përditshmërisë. Për shumë njerëz në Ballkan, respektimi i kushtetutës, që kanë aprovuar vete, është turp dhe degjenerim…