Pas Riza Lushtës, një tjetër shqiptar i bashkohet ekipit të Juventusit

Futbollisti shqiptar, Giacomo Vrioni është transferuar zyrtarisht te “Juventus”. I lindur në vitin 1998, 21 vjeçari u transferua nga “Sampdoria” te bardhezinjtë.

Vrioni do të luaj te skuadra “Juventus U-23”. 21-vjeçari që nga 2015 ka qenë pjesë e Sampdoria-s, ndërsa më pas ka luajtur me skuadra si Pistoise, Venecia dhe Cittadella. Sezonin e fundit në Seria B, Vrioni është aktivizuar në katër ndeshje, ndërsa tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat me bardhezinjtë.

Riza Lushta

Riza Lushta, i lindun në Mitrovicë më 1916, është golashënuesi i njëzetekatërt në historinë e Juventusit. Ai në fanelën bardhë e zi ka shënuar 56 gola.
Në Serie A Lushta ka qenë dy herë realizatori më i mirë i huaj.