U tremb nga TËRMETI, roja i pallatit bie nga kati 6-të, gjen vdekjen

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në Durrës. Një burrë ka rënë nga objekti në ndërtim, duke gjetur vdekjen. Gazetari i Abc Neës Leonidha Musai raporton se viktima rezulton të jetë roje i një pallati në ndërtim. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Currilave. Dyshohet se i ndjeri, Thoma Ruçi , 60 vjeç ka rënë nga kati i 6-të, pasi është trembur nga termeti. Siç thanë burimet, trupi i pajetë është gjetur tek gropa e ashensorit.