Pogradec, 3 të plagosur mes tyre një polic në aksident

Një aksident i trefishtë është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec në vendin e njuhur si “Tuneli panoramik”, ku kanë mbetur të plagosur tre persona mes të cilëve edhe një punonjës policie.

Burime bëjnë me dije se 3 automjete janë përfshirë në aksident ndërsa personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital.

Raportohet se punonjësi i policisë ka marrë plagë të lehta ndërsa ende nuk dihet gjendja e dy personave të tjerë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit,raporton faxnews.