Meta dekoron ish-futbollistin e njohur Genc Tomori me titullin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti Meta dekoron ish-futbollistin e njohur Genc Tomori me titullin “Mjeshtër i Madh”

Genc Tomori, ish futbollist dhe trajner i njohur i Partizanit dhe Ekipit Kombëtar

Motivacioni: “Në shenjë vlerësimi për pasionin dhe kontributin e spikatur si trajner e futbollist i ekipit Partizani dhe atij Kombëtar, i dalluar për aftësitë e tij në arritjen e rezultateve të larta me ekipet e moshave, si edhe drejtues i përkushtuar dhe i respektuar nga opinioni sportiv”.