Pse Ilir Meta ka një karakter të paqëndrueshëm

Të gjithë mendojnë se Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë, është një malsor që e mban fjalën, që i qëndron fjalës dhe e përdor fjalën mirë.

Të gjithë e perceptojnë kështu sepse Ilir Meta kërkon të japë këtë imazh. Ai ngjitet maleve, pi raki, ulet në oda, ka miq malësorë. Në të vërtetë është e kundërta e kësaj. Ai është një “çun Tirone” si Edi Rama e si shumë të tjerë, që evoluon sipas rrethanës dhe nuk e ka të vështirë të ndryshojë aleanca e partnerite kur do interesi.

Është i njëjti Ilir Meta që i shkel syrin Edi Ramës me një foto me Angela Merkel sot, me të njëjtin e para tërmetit që do mbronte Kushtetutën me 8 dhjetor.

Është i njëjti Ilir Meta që votoi reformën administrative, 6 ligjet antikushtetuese të Reformës në Drejtësi, reformën arsimore, etj, dhe për këtë besnikëri e shpërblyen me postin e Presidentit. Është i njëjti Ilir Meta që shkon deri tek Breitbartnews kundër Soros dhe po i njëjti që bën deal me djalin e Soros.

Është i njëjti Ilir Meta që lidh miqësi me klanin e Xhinxhit në Beograd, po i njëjti që flë në kullën e Haradinajve.

Ilir Meta dhe Edi Rama nuk janë të njëjtë, por pak gjëra i ndajnë. Nuk i ndan as vizioni për Kosovën, as vizioni për reformën në drejtësi, madje as Kushtetuta. Ata i ndan marrëdhënia që kanë me Sali Berishën. Njëri e do, tjetri jo.