Tritol në Durrës| Hidhet në erë makina e efektives së policisë

Një automjet ka shpërthyer dhe është hedhur në herë me anë të një tritoli. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Paraprakisht mësohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të shumta materiale, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Automjeti rezulton në pronësi të një efektiveje policie, identiteti i të cilës nuk dihet ende.