Tiranë| Shpërthim në një pikë shitjesh të bombolave të gazit

Një pikë shitjesh e bombolave të gazit në kryeqytet është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.

Shkak është bërë shpërthimi i një prej bombolave për shkak të rrjedhjes së gazit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Fatmirësisht veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje duke mundësuar fikjen e zjarrit.