Si ka mundësi që këta njerëz zgjidhen për të drejtuar njerëzit e Shqipërinë


Nga Osman Stafa
Njeri kapet me breke te grisura duke kerkuar favore seksuale, nje tjeter duke thithur kokakine, me keq sesa fshesa me korent pluhurat, nje tjeter eshte falsifikator parash qe eshte ne kerkim nga policia, por qe do kete marre garanci nga lart qe s’do arrestohet, se s’ka mundesi te hape edhe Viber-in sot, nje tjeter ka qene ne grupin e zjarrit ne 21 janar, ku humben jeten 4 protestues, nje tjeter ka qene hajdut, nje tjeter pjese e grupeve kriminale e droges, nje tjeter dhunues, nje tjeter ka vellain vrases, e vet nxjerr kriminelet e droges me makinen e tij qytetit, per t’i shpetuar policise, nje tjeter e ka akullore ne Durres, qe beri baterdine me ndertime e s’mbajti pergjegjesi per asgje. As u thirr nga policia akullorja, se shkrihej. Nje tjeter ka cunat problematike me vete, e madje i shpeton edhe akuzave per tenderin e Unazes se Re, nje tjeter eshte tiger dhe mjeshter i financave, qe edhe pse deshtoi, tani eshte bere si bob ndertuesi. Si ka mundesi qe keta njerez zgjidhen per te drejtuar njerezit e Shqiperine. A nuk ka njerez Shqiperia qe ta duan e te punojne per kete vend?

Ka, por jane te pafuqishem, e qe te dalin ne drite duhet te luftojne per kete gje, e jo te ikin nga Shqiperia, si e vetmja zgjidhje qe kane per te ardhmen e tyre! Une nuk iki nga Shqiperia, une do punoj e do mundohem per nje Shqiperi me te mire e me te bekuar!