Ngushëllime, lutje dhe solidaritet, Basha mesazh pas tërmetit të shkatërrues në Turqi

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, shprehu ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit në Turqi, i cili ka shkaktuar, deri tani, mbi 20 viktima dhe ka shkatërruar shumë banesa. Në një postim në Twitter, zoti Basha shprehet: “Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë”- shkruan kreu i opozitës.