Nëna mban foshnjen 1 muajshe e gjysmë në makinë: Nuk ka vend për ta shtruar në Pediatri

Një nënë detyrohet ta ushqejë dhe ndërrojë foshnjen 1 muajshe e gjysmë në makinë, në temperatura të ulëta. Ajo ka dy ditë që shkon në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT, por askush nuk shqetësohet për gjendjen e fëmijës. Kolla i dëgjohet qartë edhe për ato pak minuta që qendron para kameras.

Nëna e foshnjes tejet e shqetësuar kërkon ndihmë:

“U bë 2 orë që po pres me foshnjen këtu në makinë. E kemi sjellë ditën e parë dhe mjekja dha se kjo ka nevojë të shtrohet në pavion por nuk ka vende. I thashë si do bëhet, por s’mora përgjigje. Po vijnë të tjerë nga Shkodra dhe po i shtrojnë. Unë e kam shtëpinë këtu afër (tek Amerikani) vjen fundi nuk ka vende…Po si do bëhet me këtë fëmijë tani?!”, apelon ajo