Kadare, ky Eskil shqiptar

Nga Selim Kurti
________________
Te “Eskili, ky humbës i madh” (1990), Kadare, në epilogun e librit, duke na treguar ç’mendonte Eskili për grekët e Greqinë, na ka kumtuar qartë gjithçka mendonte (dhe mendon) ai vetë (Kadareja) për shqiptarët e Shqipërinë:

“Në djall të venin të gjitha.
… nuk e meritonin grekët (pra, shqiptarët) dhe aq sa kishte bërë. Në djall të vente çdo gjë, në djall të vente Greqia (pra, Shqipëria) bashkë me grekët (pra, shqiptarët). Vend zemërngushtë, mosmirënjohës, kujtesëshkurtër. Ai qe përpjekur ta bënte të pavdekshme, por ajo s’e meritonte.

Qe përpjekur të modelonte një tjetër fytyrë të saj, natyrisht më fisnike se fytyra reale dhe, ashtu si në teatër, t’ia mbulonte me atë maskë fytyrën e vërtetë. Kishte shpresuar se me kalimin e viteve nën atë maskë korigjuese fytyra e saj do të ndryshonte dalëngadalë, do t’i adaptohej maskës, gjersa të bëhej njësh me të.
Por Greqia (pra, Shqipëria) nuk e kishte dashur këtë korigjim. Në vend të modelit që i kishte ofruar ai, kishte parapëlqyer fytyrën e saj të pagdhendur dhe, bashkë me të, kujtesën, ligjet dhe ndërgjegjen e saj të gjymtuar.
Ai nuk donte veç të ikte sa më larg që këndej. Të mos e shihte më, të mos dëgjonte rrëmujën e saj bezdisëse.

Kështu shfrynte ndoshta me vete, por ndërkaq, thellë vetvetes e ndjente se Greqinë (pra, Shqipërinë) e kishte të tërën mbi shpatulla dhe, sado që të shkumëzonte, sado që të lëvizte supet me tërbim, atë nuk e shkundte dot kurrë. Ishte e thënë që ta mbartnin njëri-tjetrin nëpër mijëvjeçarë.
Ai Greqinë (pra, Shqipërinë) dhe Greqia (pra, Shqipëria) atë. E ndjente se kjo ishte një lidhje fatale, por kishte në atë fatalitet edhe zi, edhe dritë, edhe brengë, edhe lumturi, edhe humbje, edhe ringjallje …”

more recommended stories

loading...